Vijon sot në gjithë vendin dita e dytë e vaksinimit të hapur për të gjithë personat mbi 18 vjeç.Në të gjithë Shqipërinë janë 49 qendra të vaksinimit masiv të shpërndara sipas qyteteve.Vaksinimi për këtë grupmoshë të popullatës ka qene i hapur diten e djeshme dhe sot.
Për të rezervuar vaksinën anti-Covid, qytetarët duhet të aplikojnë në e-Albania, të marrin një rekomandim nga mjeku i familjes ose thjesht të paraqesin kartën e identitetit.
Në total janë më shumë se 23 mijë qytetarë që aplikuan për t’u vaksinuar, ndërkohë që në dispozicion janë tre lloje dozash: Pfizer, AstraZeneca dhe Sinovac, kjo e fundit po kryhet edhe ne qytetin e Elbasanit.
Nismën që Ministria e Shëndetësisë shpalli të shtunën për vaksinimin e qytetarëve mbi 18 vjeç e kanë mirëpritur mbi 23 mijë qytetarë që kanë aplikuar në e-Albania për t’u bërë pjesë e procesit të imunizimit.
Infowebtv