Vazhdon numërimi/ Këta janë 10 kandidatët më të votuar më 11 maj, vetëm 2 nga PD

0

Kanë mbetur kutitë e fundit për t’u numëruar, ndërsa pak detaje janë ende për t’u vendosur. Në vijim ju sjellim listën me 10 kandidatët më të votuar nga lista e hapur në zgjedhjet e 11 majit.

Sara Mile, kandidatja e Partisë Socialiste në Qarkun e Elbasanit është më e votuara me 18626 vota, ndërsa pas saj renditet Arkend Balla, kandidati i PS-së në Qarkun e Durrësit.

Ajo që bie në sy në këtë listë është fakti që vetëm 2 nga 10 kandidatët më të votuar janë nga listat e hapura të Partisë Demokratike. Një detaj tjetër nga kjo listë, Ilir Alimehmeti, kandidati i PD-së në listë të hapur në Qarkun e Tiranës, edhe pse ka arritur të marrë 12685 vota, nuk është pjesë e listës fituese!