Sot nis faza e tretë e këtij procesi e cila mbyllet më 26 tetor.
Për këtë vit akademik pranë UE aplikuan mbi 15 mijë studentë.
Kuota e kërkuar për programet dy vjeçare dhe ciklin e parë dhe të integruar janë 2811. Regjistrime për dy raundet e para janë 1434 studentë ose 51%.
Më mirë në regjistrime paraqiten Fakulteti i Shkencave Mjekësore-Teknike, Fakulteti i Shkencave të Natyrës (programet dy vjecare), Fakulteti Ekonomik dhe më pas vijnë Fakulteti I Shkencave të Edukimit dhe Shkencave Humane.
Programet me numër të kufizuar regjistrimesh nga 0 deri 10 studentë janë 15 programe të mësuesisë për shkak të notës mesatare.
UE, ka në total 94 programe studimi nga të cilat 35 programe të ciklit të parë Bachelor, 8 programe studimi dy vjecare diplomë profesionale, 50 programe të ciklit të dytë nga të cilat 32 master professional dhe 18 programe master I shkencave, dhe 1 program studimi të integruar në drejtësi.