Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 28 raste të vdekjes si pasojë e COVID-19, ndërsa janë regjistruar 489 raste të reja me koronavirus nga testimi i 6130 mostrave.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 859 qytetarë, duke çuar shifrën totale të shëruarve në 124.711. Aktualisht janë 25.290 raste aktive.
Në Kosovë sapo kanë arritur 503 mijë vaksina anti-COVID të kompanisë Pfizer, ka mësuar KOHA.
Vaksinat kanë ardhur si donacion i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Përveç 503 mijëve, kanë ardhur edhe 54 mijë vaksina javore me kontratën mes Pfizerit dhe Ministrisë së Shëndetësisë.