Vdekja e 3-vjeçarit në klinikën dentare flasin gjyshi dhe daja: ‘Ishte mirë, na e dhanë në koma!’ Policia jep detaje

0

Gjyshi: Nuk ka patur probleme më parë. Kemi bërë kallëzim, ne kërkojmë që ai të dënohet. Nga shteti në rast të kundërt mos na shkatërroni ne. As policia e Shtetit as Ministria e Shëndetësisë nuk e ka bërë problem por kanë vepruar fshehur për interesa të tyre.

Duam drejtësi. Djali ka qenë në gjendje shumë të mirë nuk ka patur ndonjë problem më parë. E dërguam në shtëpi, sepse mjeku na tha se nuk ka problem se rreth 10 minuta 30 minuta i kalon narkoza tha se nuk ka problem. Djali ka ndenjtur në shtëpi, filloi të zverdhej ishte në koma. Filloi temperatura 39.5 e morëm mjekun në telefon se hapte as telefonin që ta pyesnim çfarë të bënim.

Ndërsa daja shprehet:

Kishte 3-4 dhëmbë të prishur, na ankohej se nuk hante bukë. Pyetëm shumë veta me anestezi, mjekë zemre, shkuam te Roland Xhaxho dy tre herë, bashkë me gocën i kanë trajtuar 14 dhëmbë djalit, e mbajtën 4 orë në sallë dhe na e dha çunin në gjendje kome, të rënduar. Na tha që ishte një gjendje normale për shkak të anestezisë. Kur e çuam te pediatria e futën direkt te reanimacioni pa puls. Mjeket bënë ta pamundurën, thanë se nëse do e kishim çuar më parë do kishte shpëtuar, i ishte helmuar mëlçia. Vrasësit janë Roland dhe Ina Xhaxho, do të bëjmë të pamundurën që ai të mos e kalojë kaq lehtë.

Policia ka zbardhur detaje lidhur me vdekjen e një të mituri në Tiranë, pasi iu nënshtrua një operacioni disa orësh në klinikën dentare. Sipas policisë, i cili i referohet denoncimit të prindërve të 3 vjeçarit, i mituri pas mjekimit në klinikën dentare ka shfaqur komplikacione dhe pas 3 ditësh ka humbur jetën. Për rastin e rëndë Prokuroria ka nisur një hetim për personin e identifikuar me iniciale R. Xh., 70 vjeç.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për shtetasin R. Xh., 70 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Mjekimi i pakujdesshëm”, pasi ka bërë kallëzim shtetasi B. S. se shtetasi R. Xh. ka mjekuar në mënyrë të pakujdesshme në klinikën e tij private, djalin 3-vjeçar të shtetasit B. S., i cili pas mjekimit në këtë klinikë ka shfaqur komplikacione dhe pas 3 ditësh, ka humbur jetën, në spital”, njofton policia.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu