Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet në lidhje me vdekjen e 3-vjeçarit, pas ndërhyrjes kirurgjikale në klinikën dentare “Splendent”.
Ngjarja e rëndë u raportua gjatë ditës së djeshme, me gjyshin e të miturit që hodhën akuza në drejtim të mjekut Roland Xhaxho, se i ka dhënë narkozë të tepërt.
Mësohet se Prokuroria ka sekuestruar edhe kartelën mjekësore të të miturit. Prokuroria ka nisur hetimet për Ina Xhaxhon dhe Roland Xhaxhon.
Gjyshi i 3-vjeçarit ka thënë se nipi i tij nuk kishte asnjë problem shëndetësor ndërsa ka hedhur akuza ndaj mjekut të klinikës Roland Xhaxho.
I pikëlluar gjyshi i të miturit tregon se 3 vjeçari qëndroi në klinikë mbi 9 orë dhe në momentin që ka dalë, ka qenë në gjendje kome. Më pas i mituri është ndjerë keq, çka ka detyruar familjarët ta dërgojnë në spital, aty ku pas tre ditësh, hummbi jetën.
Familjarët hedhin akuza se 3-vjeçarit i është dhënë dozë e tepërt narkoze teksa kërkuan që mjeku Roland Xhaxho të dënohet.