Vdekja e 32-vjeçarit, flasin të afërmit: E ëma e gjeti pa ndjenja në divan, nuk vuante nga asnjë sëmundje! Dyshojmë se…

0

Ka folur për mediat kushëriri i 32-vjeçarit, i cili humbi jetën dje pas problemeve me një dhëmballë. Ai kërkoi që të zbardhet e vërteta e ngjarjes dhe shtoi se kushëriri i tij nuk vuante nga asnjë sëmundje.

“Gentiani prej tre ditësh kishte dhimbje të dhëmballës. Ishte enjtur dhe enjtja i kishte kaluar edhe ne qafe. Dje shkoi në Ersekë tek një dentist dhe mori mjekime. Shkoi ne shtëpi dhe pas disa orësh e ëma e gjeti pa ndjenja në divan. Menjëherë lajmëroi bashkëfshataret të cilët e moren ta transportonin me makine për në spitalin e Ersekës. Duam të zbardhet e vërteta dhe të dimë nga cfare vdiq. Ai ishte i shëndetshëm dhe nuk vuante nga asnje sëmundje. Dyshojme qe mund ti kene bere reaksion antibiotiket qe piu per infeksionin e dhemballes”– ka thene Blerti Sahabani.
Sipas informacioneve, bëhet me dije se shtetasi Genti Isai, ka patur shqetësime paraditen e sotme për dhimbje dhëmballe, ndërsa ka shkuar tek stomatologu dhe ka marrë recetën e qetësuesve.

Pas marrjes së mjekimeve në farmaci, ai është rikthyer në banesë. Pak orë më vonë, 32-vjeçari nuk është ndjerë mirë në banesë, dhe ka qenë babai i tij që ka lajmëruar ambulancën, ku gjatë transportimit për në spital, fatkeqësisht i riu ka ndërruar jetë. Viktima ishte fëmijë i vetëm. Pritet të kryhet autopsia e viktimës për të zbuluar shkaqet e vdekjes.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu