Vdekja e elektriçistit, policia arreston administratorin e kompanisë së internetit

0

Mirditë, Lezhë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mirditë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit F. R., 34 vjeç, banues në Rrëshen, me detyrë administrator në një kompani interneti.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi, më datë 11.07.2021, në fshatin Sheshaj, Mirditë, shtetasi A. D., 34 vjeç, duke punuar për shtrimin e kabllorit për kompaninë, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu