Sherr masiv, qëllojnë edhe me armë. Dy në pranga, tre në kërkim. Emrat

0

Sherr masiv në Shijak. Dy persona kanë rënë në prangat e Policisë në Shijak dhe tre të tjerë janë shpallur në kërkim, pasi gjatë një sherri në Shijak, kanë goditur me sende të forta 25 vjeçarin Denis Gjeci. Tre nga personat e përfshirë në sherr janë familjarë me njëri-tjeterin, kurse dy të tjerë janë shokët e tyre.

Sipas Policisë, është arrestuar në flagrancë shtetasi Astrit Keçi, 52 vjeç dhe është bërë shpallja në kërkim e shtetasve Xhulio Keçi, 20 vjeç dhe Kleart Keçi, 22 vjeç, banues në Shijak, Durrës (me lidhje familjare).

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me mjete të forta shtetasin Denis Gjeci, 25 vjeç, banues në Pjezë, Shijak, Durrës, duke i shkaktuar dëmtime të lehta në trup. Gjithashtu, këta shtetas, gjatë largimit nga vendngjarja dyshohet se kanë qëlluar në ajër me armë zjarri në Shijak, duke prishur qetësinë publike.

Gjatë ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë dhe gjatë shoqërimit të personave që mund të kishin dijeni për ngjarjen e ndodhur, shtetasi Fabian Çalliku. ka kundërshtuar me dhunë forcat e Policisë.

Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë shtetasi Fabian Çalliku, 25 vjeç, si dhe u shpall në kërkim vëllai tij, shtetasi Amadeo Çalliku, 25 vjeç, banues në Shijak, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, në ngarkim të shtetasve Astrit Keçi, Xhulio Keçi dhe Kleart Keçi, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”, “Kanosja”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”, si dhe në ngarkim të shtetasve Fabian Çalliku dhe Amadeo Çalliku, 25 vjeç, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu