Vdekja e foshnjes nga zjarri, flet fqinja: Gjyshja harroi djalin, tha kam qenin!

0

Detaje të reja tronditëse bëhen me dije nga zjarri në një banesë në Tiranë që i shkaktoi vdekjen foshnjes 6-muajshe.

Një fqinjë ka treguar detaje rrëqethëse. Gruaja është shprehur për mediat se e moshuara që ndodhej në banesë ka dalë të kërkojë ndihmë nga fqinjët, por kishte harruar që kishte nipin brenda.

Ajo thotë se e moshuara që quhet Janulla kishte përmendur qenin fillimisht e më pas ishte kujtuar për nipin. I vogli, sipas fqinjës, ka dalë i nxirë nga tymi.

“20-30 vjet kanë që rrinë këtu, janë njerëz të mirë dhe të urtë. Jetonte me gocën që kishte fëmijën 6-muajsh, gocën e kishte të divorcuar. Kushte siç jetojnë gjithë shqiptarët, në ato kushte ishin. Të gjithë ne i dhamë ndihmën e parë. Qante çuni i vogël me ulërima, bërtiste foshnja, ulëriste. Hyri goca brenda, por ishte e pamundur. Janulla (gjyshja) tha kam qenin, e harroi djalin. Pastaj tha ua kam foshnjën. Bërtiti. Nëna e fëmijës kishte dalë të pinte kafe. Kaq ishte e gjithë skema. Tym i madh, kur dolëm ne çfarë të shikonim. Vajza mori direkt zjarrfikësen. Zjarrfikësja erdhi shpejt, por kur e kanë nxjerrë polici foshnjën po qante. E mori nipi im e futi në ambulancë, fëmija ishte gjallë. I vunë aparatet, por kishte vdekur në spital”, tregon fqinja.

E moshuara ka qenë duke gatuar në bodrum në momentin që bombola ka shpërthyer në flakë. Zjarri ka filluar të përhapet dhe e moshuara ka dalë të kërkojë ndihmë duke lënë foshnjen brenda.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu