Vdekja e kamarierit në Sarandë, ISHMT: Pajisja që pësoi defekt nuk ishte ashensor!

0

TIRANË- Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut ka reaguar në lidhje me tragjedinë në clubin e natës në Sarandë, ku vdiq një 17-vjeçar. Me anë të një postimi në Facebook, ISHMT shkruan se nuk ka kryer inspektime në këtë club, për pajisjen, pasi nuk ishte brenda kompetencës së tyre. Po ashtu ata kanë theksuar se pajisja që zuri të miturin, nuk ishte ashensor.

Njoftimi i Plotë:

Sqarim Në lidhje me aksidentin e ndodhur mbrëmjen e djeshme datë 26.08.2023 në subjektin “Orange”, Sarandë, ku një i ri 17-vjeçar humbi jetën, Inspektorati Shtetëror i Mbikqyrjes së Tregut pasi ka kryer verifikimet në terren, informon se: Pajisja e përshtatur për transport mallrash nga subjekti, e cila ka pësuar defekt nuk është ashensor. Si rrjedhojë, ISHMT nuk ka kryer inspektime apo kontrolle pranë këtij subjekti, bazuar kjo në detyrimin e përputhshmërisë së instalimit të vendosur në shërbim nga personi përgjegjës, pasi nuk është brenda kompetencës ligjore të tij. ISHMT shpreh keqardhje për aksidentin tragjik dhe i shpreh ngushëllime të sinqerta familjes së të riut.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu