Vdekja e të riut në vaskë në Llixha, Policia e Elbasanit: Pësoi arrest kardiak!

0

ELBASAN- Policia e Elbasanit ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me tragjedinë e ndodhur në llixhat e këtij qyteti. Në njoftim, Policia e Elbasanit bën me dije se 34-vjeçari Alban Pashollari ka ndërruar jetë pasi ka pësuar arrest kardiak.

Njoftimi nga Policia e Elbasanit:

Në fshatin Llixhë, Elbasan, pranë një rezervuari të mbushur me ujë termal, është gjetur në gjendje të rëndë shëndetësore, pa shenja dhune, shtetasi A. P., 34 vjeç, banues në Tiranë, i cili ka humbur jetën gjatë transportimit me autoambulancë, për në spital. Paraprakisht dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën për shkak të arrestit kardiak. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Pashollari ka mbërritur një natë më parë me një shokun e tij në Elbasan, në një hotel që ka llixha. Dyshja janë future në vaksa që i kanë mbushur vetë me ujë, pasi sporteli ka qenë i mbyllur.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu