Vdekja e turistëve, reagon kryetari i Gjilanit: Rasti të zbardhet deri në fund…

0

Tre anëtarë të familjes Haliti nga Gjilani humbën jetën, ndërkohë që kishin ardhur për të qëndruar disa ditë në Gjirin e Lalzit.

Nëna, djali dhe bashkëshortja, dyshohet se kanë vdekur pas konsumimit të kërpudhave, ndërsa viktimave iu dha dje lamtumira e fundit.

Për këtë rast ka dal në një konferencë për media kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri. Ai ka njoftuar se  rasti po hetohet dhe se Gjilani do të kërkojë drejtësi vazhdimisht.

“Në vizitë ngushëlluese te familja Haliti në Gjilan ka qenë ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi….Jam njoftua për gjendjen e rënduar shëndetësore më 7 maj për këtë familje dhe kam shpreh interesimin me institucionet e Shqipërisë. Një ditë pas, njoftohem se Afrim Haliti humb nënën dhe bashkëshorten e tij, nga një helmim. Tani janë tre djem dhe një vajzë të rritur, trashëgimi e familjes”, tha Haziri ndër të tjerë në konferencë.

“Më 8 maj jam informuar nga Shqipëria për ndërmarrjen e veprimeve urgjente që përfshijnë Krimet e Rënda për fillimin e hetimeve…Presim rezultate zyrtare duke u solidarizu dhe rasti të zbardhet deri në fund, që familja dhe Gjilani të jetë më i qetë me këtë gjendje. Do të shikohet a është neglizhu rasti, kur është ndërhy në rast etj”, tha ai tutje.

“Kemi pas rastin e të riut në pandemi që ende nuk është zbardh, dhe vdekjen e një tjetri në Dubravë. Drejtësia ka me u vendos edhe në rastin e familjes Haliti edhe në rastin e Agonit dhe do të zbardhen deri në fund”, shtoi ai.

Familjarët e të ndjerëve akuzuan mjekët të cilët sipas tyre kanë neglizhuar gjendjen e familjarëve të tyre. Ndërsa, po dyshojnë që familjarët e tyre mund të mos kenë vdekur për shkak të konsumimit të kërpudhave.

Djali i viktimave në një konferencë për media dje ka treguar se ka biseduar me babain e tij në telefon dhe e ka vërejtur në të folur se ai nuk ka qenë në gjendje të mirë shëndetësore.

Ai ka treguar se edhe qeni që ka qenë bashkë me familjarët e tij ka ngordhur, ndonëse nuk ka konsumuar kërpudha. Sipas tij, familjarët e tij edhe më herët kanë mbledhur kërpurdha dhe i njihnin ato mirë. Ndërsa, ka thënë se familjarët e tij kanë qenë duke qëndruar në shtëpinë e tyre në Shqipëri.

Mjeku Bardhyl Belba ka folur për herë të parë për vdekjen e tre familjarëve kosovarë. Mjeku ka treguar simptomat e para që kanë konstatuar te pacientët e tyre dhe mjekimin që u dha, ndërsa shtoi se nuk i kanë zhvendosur në spitalin e Durrësit, apo Tiranës, pasi gjendja e tyre pas marrjes së medikamenteve është paraqitur e mirë.

“Familja Haliti është paraqitur në Qendrën Shëndetësore në Manëz më datë 5 maj rreth orës 1:30 të mëngjesit, në gjendje jo të mirë shëndetësore, me të vjella, këputje trupi, dhimbje barku dhe janë vizituar nga mjeku i shërbimit të urgjencës dhe është trajtuar me mjekimin përkatës”, ka deklaruar ai.

“Pas mjekimit personat janë përmirësuar dhe kanë shkuar në shtëpi. Po atë ditë rreth orës 13:30 është paraqitur nëna e tyre me të njëjtat simptoma. Pasi ka marrë mjekimin e duhur është përmirësuar. Janë ngritur vetë dhe kanë dalë normal. Për arsye të thjeshtë, që pacienti ishte i përmirësuar nuk ishte e domosdoshme për të shkuar në Durrës apo Tiranë. Ne e kemi procedurë, nëse pacienti del i përmirësuar s’ka pse të shkojë në spital, por nëse gjendja e pacientit vazhdon të rëndohet ne i dërgojmë në spital. Nuk ishte e domosdoshme për të shkuar në Durrës”, ka shtuar ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu