Janë zbardhur të tjera pjesë nga dosja e SPAK për operacionin “Ura” ku u lëshuan 52 urdhër-arreste në Shqipëri e Itali dhe u godit një grup i fuqishëm kriminal i trafikimit ndërkombëtar të drogës me bazë në Durrës.
Një pjesë e dosjes i dedikohet arrestimit të dy vëllezërve nga Elbasani, Marjo Ndini dhe Gasper Ndini, të cilët ranë në prangat e autoriteteve italiane më datë 18 shkurt të vitit 2021 për transport dhe shitje të lëndëve narkotike.
Sipas përgjimeve duket se dy vëllezërit furnizoheshin me lëndë narkotike nga Orges Molla, pjesë e grupit të strukturuar kriminal dhe nga një person i paidentifikuar. Në shkurt të 2021 policia italiane sekuestroi nga makina e Marjo Ndinit 1,113 kg lëndë narkotike të pastër kokainë si dhe tre qese brenda të cilave u gjetën 73.500,00 euro.
Ndërkohë nga kontrolli i ushtruar në banesën e dy vëllezërve policia italiane gjeti rreth 22 kg kokainë. Pas arrestimit të dy vëllezërve Orges Molla ka komunikuar në Sky Ecc me një person të paidentifikuar, i regjistruar në platformë me emrin “FXG13J”.
Përdoruesi i SKYECC FXGI3J, i paidentifikuar, në ditën 20.02.2021, rreth orës 21:45 i dërgon përdoruesit të SKYEÇ “HI1QJ2” identifikuar si Orges Molla, fotografi nga lajmi për arrestimin e dy vëllezërve shqiptarë nga policia italiane. Biseda e pasqyruar si më poshtë
FXG13J (dërgon fotografinë e lajmit të sekuestrimit)
HI1QJ2: Vdekshin ishalla motërq*mat