Vdes në aksident babai i ministres së shtetit për Administratën Publike Adea Pirdeni.
87-vjeçari Luan Pirdeni, profesor i njohur i shkencave juridike, humbi jetën në spital informoi mbrëmjen e sotme policia e Tiranës.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:00 të mesditës së sotme në në kryqëzimin e rrugës “Bardhyl” me rrugën “Kongresi i Manastirit”, në Tiranë.
87 vjeçari ka qenë duke lëvizur me biçikletë kur e ka përplasur me motomjet një 31 vjeçar, i cili më pas u arrestua.
Njoftimi
Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasin S. M., 31 vjeç, pasi në kryqëzimin e rrugës “Bardhyl” me rrugën “Kongresi i Manastirit”, duke drejtuar motomjetin, është përplasur me biçikletën me të cilën lëvizte shtetasi L. P., 87 vjeç.
Si pasojë e aksidentit, 87-vjeçari ka humbur jetën në spital.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.





