Vdes në aksident i riu shqiptar në Greqi, rëndë shoku i tij. Emri

0

Greqi- Një i ri shqiptar ka humbur jetën në një aksident tragjik në Greqi.

Mediat greke raportojnë se aksidenti ka ndodhur më 11 Korrik pak pas orës 03:00 në rrugën Spaton Artemis në drejtim të Spatës.

Drejtuesi i një motori për arsye ende të panjohura ka humbur kontrollin me pasojë vdekjen e tij dhe plagosjen e rëndë të pasagjerit.

Viktima është 23-vjeçari Kevin Binjakaj me origjinë nga Selenica e Vlorës.

I riu thuhet se është aksidentuar me motor pasi kishte mbaruar punën dhe kishte dalë të bënte xhiro me një mikun e tij, i cili tani ndodhet në gjendje kome.

Familjarët janë të tronditur nga vdekja e parakohshme e 23-vjeçarit pasi ai ishte në lule të rinisë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu