Vdes në krye të detyrës punonjësi i policisë, dyshimet e para

0

Një efetiv ndërroi jetë pasditen e sotme pasi ishte në krye të detyrës në rrugën e “Elbasanit” në Tiranë dhe filloi të ndihej keq. Policia ka dhënë detajt duke thënë se dyshohet që vdekja të jetë shkaktuar si pasojë e një arresti kardiak, ndërsa vijon puna për të zardhur rrethanat e ngjarjes.

Njoftimi i plotë: Më datë 23.07.2020, rreth orës 16:00, në rrugën e “Elbasanit”, duke qenë në shërbim tek një objekt i rendesisë së veçantë, punonjësi i policisë R.T., 55 vjeç, është ndjerë keq, dhe më pas ka ndërruar jete.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ku paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale si pasojë e një arresti kardiak.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu