Ndërhyjnë helikopterët për fikjen e zjarrit në pyjet e Elbasanit. Balla i drejtohet Policisë dhe Prokurorisë. Në vendngjarje edhe kryebashkiaku Llatja (Video)

0

 

Flakët e zjarrit përfshijnë masivet me pyje në Labinot Mal të Elbasanit.

Vatra u identifikua një ditë më parë në fshatin Gur i Zi dhe u përhap me shpejtësi për shkak të erës dhe thatësirës duke djegur disa hektarë me shkurre dhe pisha.

Në vendin e ngjarjes shkuan zjarrfikësit e Elbasanit dhe punonjës të mirëmbajtjes së pyjeve, por terreni i thyer malor nuk ka lejuar që të afrohen mjetet. Kështu puna për fikjen e zjarrit ka vazhduar me pompa krahu dhe mjete të tjera.

Gjatë ditës së sotme në ndihmë të zjarrfikëseve kanë mbërritur edhe Forcat e Armatosura dhe helikopterë nga ajri pasi vihej në rrezik dhe pika turistike në Funar.

Pas disa orë përpjekjesh zjarri është fikur.

Nisur nga ky rast, kryetari i grupit parlamentar socialist Taulant Balla i ka bërë thirrje Prokurorisë Elbasan dhe Drejtorisë së Policisë të bëjnë gjithçka për t’i identifikuar autorët dhe për ti vendosur para ligjit.  Një ndër pistat kryesore është ajo e zjarrvënies së qëllimshme.

Ja postimi i Ballës:

Ja dhe postimi i bashkisë:

Ekipet e zjarrfikëseve dhe emergjencave civile të Bashkisë së Elbasanit janë duke u përballur me një zjarr të përmasave të mëdha në fshatin Gur i Zi, Njësia Administrative Labinot Mal. Kodrinat e Cërrunjës dhe Gurit të Zi janë përfshirë nga zjarri kryesisht shkurre dhe bimësi të ulët, por edhe pyll me pisha. Terreni i vështirë e bën të pamundur ndërhyrjen në këtë zonë me mjete zjarrfikëse dhe e gjithë puna është përqëndruar me mjete rrethanore me ndihmën edhe të banorëve të zonës. Me kërkesë të Bashkisë së Elbasanit, nisur nga situata emergjente është kërkuar ndërhyrja nga ajri e cila nuk ka vonuar, por zjarri vazhdon i ndihmuar edhe nga era. Kryetari i Bashkisë Z. Gledian Llatja ndoqi nga afër situatën e vështirë me të cilën po përballen ekipet zjarrfikëse ndërsa i bëri thirrje policisë dhe prokurorisë të venë para ligjit autorët.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu