Vdes në moshën 26-vjeçare ish-Missi i njohur

0

Ish-Miss Uruguai, Sherika de Armas vdiq në moshën 26-vjeçare. Lajmi për vdekjen e të resë u bë i ditur më 13 tetor dhe vëllai i saj Mayk de Armas e konfirmoi lajmin e hidhur në rrjetet sociale.

Sherika de Armas u diagnostikua me kancer në qafën e mitrës, ndërsa mësohet se, ajo përfaqësoi Uruguain në konkursin Miss Bota 2015.

Mediat e huaja raportuan se ajo vdiq javën e kaluar pas një beteje dyvjeçare me kancerin e qafës së mitrës. Miqtë dhe të afërmit e shkatërruar nga vdekja e saj i kanë dërguar ngushëllimet familjes së saj përmes rrjeteve sociale.

“Fluturo lart, motër e vogël. Gjithmonë dhe përgjithmonë”, shkruan vëllai i saj në rrjetet sociale.

Ngushëllime ka shprehur edhe Miss Uruguai aktual, Carla Romero.

“Ajo ishte një nga femrat më të bukura që kam takuar ndonjëherë në jetën time”.

Jashtë pasarelave, De Armas shiste produkte të kujdesit personal, grimit dhe flokëve përmes “Shey De Armas Beauty Studio”.

Ajo kishte dhënë një kontribut të çmuar edhe për organizatën për fëmijët me kancer të Fondacionit Pérez Scremini.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu