Vdes në spital i riu që u dogj nga shpërthimi i bombulës

0

Ka ndërruar jetë në spitalin e Tiranës një prej 3 të plagosurve nga shpërthimi i bombolës së gazit në fshatin Vashtëmi të Maliqit. I riu, Taulant Konica nuk mundi të mbijetonte pas plagëve të marra. Ai u nis me urgjencë drejt spitalit të Traumës, mirëpo sot në mëngjes gjeti vdekjen.

Ngjarja ndodhi 2 ditë më parë në fshatin Vashtëmi, në banesën e shtetasit R. K., 59 vjeç. Dyshohet bombola ka shpërthyer nga pakujdesia. Nuk dihet sesi është gjendja e dy personave të tjerë që mbetën të plagosur pas shpërthimit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu