Vdesin 486 njerëz nga i nxehti në Kanada

0

Vapa e kësaj vere po përvëlon vende që shquhen për temperatura polare, e madje po u shkakton viktima të shumta.

Më e rëndë situata është në Kanada, ku këtë të premte autoritetet njoftuan si si pasojë e të nxehtit, kanë humbur jetën 486 persona.

Sipas mediave të huaja, numri më i lartë i të vdekurve është regjistruar në Vankuver, ku këtë javë u shënua rekordi historik prej 49.6 gradë celsius.

I jepte mbesës 14-vjeçare kokainë dhe ngacmonte seksualisht, prangoset 31-vjeçari në Kavajë

Statistikat tregojnë se vdekjet janë shtuar me gati 200% krahasuar me kushtet normale. Po ashtu si pasojë e të nxehtit janë hapur dhjetra vatra zjarri në të gjithë vendin.

Në Shtetet federale të Uashingtonit dhe Oregonit, numërohen 79 viktima gjatë këtyre ditëve, kur janë shënuar edhe nivele historike temperaturash deri në 50 gradë celsius. Edhe në Nju Jork, termometri ka shënuar këto ditë deri 41 gradë Celsius.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu