Vdiq pas sherrit/ 20-vjeçari shqiptar përcillet sot në banesën e fundit, do varroset në Greqi

0

Do të përcillet për në banesën e fundit ditën e sotme, 20-vjeçari shqiptar Orgito Lloci, i cili ndërroi jetë në Greqi.

Të afërmit dhe miqtë e tij do ti japin sot lamtumirën e fundit 20-vjeçarit që humbi jetën pas një sherri, ende në rrethana të paqarta. Varrimi i Orgitos do të bëhet në orën 12:00 në varrezat e Agios Loukas, në Chania.

Ditën e djeshme janë publikuar pamje nga momentet e fundit të 20-vjeçarit shqiptar. Mediat greke kanë publikuar pamjet kur 20-vjeçari shqiptar është rrëzuar në tokë dhe ka humbur jetën pas sherrit me disa të rinj të tjerë.

Sipas raportimeve, Orgito Lloci është konfliktuar fillimisht me dy shtetas grekë, një rumun, një gjeorgjian dhe një bullgar në rrethana të paqarta. Pas përfundimit të konfliktit, të dyja palët ndodheshin në vendngjarje, por Lloci nuk është ndier mirë. Nga pamjet e publikuara duket i riu i cili ecën i shoqëruar nga një burrë dhe më pas rrëzohet në tokë jashtë një dyqani. Burri mundohet ta ndihmojë, ndërsa në vendin e ngjarjes janë mbledhur edhe persona të tjerë.

Menjëherë është thirrur ndihma e parë, duke e transportuar 20-vjeçarin shqiptar drejt spitalit të Hanias, ku ndërroi jetë. Policia greke ka shoqëruar 5 personat e konfliktuar me 20-vjeçarin shqiptar ndërkohë që ka urdhëruar kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjore për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu