Vedat Muriqi heroi “dardanëve”, Kosova arrin një barazim të merituar ndaj Zvicrës së madhe

0

KOSOVE – Në një stadium si “Fadil Vokrri” të mbushur plot, zviceranët u pritën ngrohtësisht nga “dardanët”, përveç Uran Bislimit, i cili u vërshëllye nga ta. Kjo, pasi futbollisti me origjinë kosovare, së fundmi zgjodhi të luajë për helvetët, duke braktisur Kosovën.

Zviceranët arritën të kalonin në epërsi qysh në minutën e 14-të, kur Freuler realizoi pas një aksioni të bukur. Me epërsi minimale, Zvicra shkoi në pushimin mes pjesëve.

Në pjesën e dytë, Kosova pati iniciativë më të madhe, e cila u shpërblye me gol në minutën e 65-të nga Vedat Muriqi që realizoi me kokë.

Megjithatë, në momentin më të mire të skuadrës kosovare, në minutën e 79-të erdhi edhe goli i dytë i Zvicrës. Goditja e Freuler u devijua nga Amir Rrahmani për të përfunduar në rrjetë dhe 1-2.

Në minutat shtesë, këmbëngulja e “dardanëve” u shpërblye. Sërish Vedat Muriqi realizoi edhe një herë për ta barazuar rezultatin në 2-2 në minutën e 90-të +4. Ai u asistua bukur nga Meriton Korenica.

Kësisoj, me këtë barazim Zvicra mbetet e para me 11 pikë në grupin “I”, e ndjekur nga Rumania dhe Izraeli me nga tetë pikë. Kosova mbetet e parafundit me vetëm katër pike pas pesë ndeshjesh.

Dueli i radhës i ekipit të drejtuar nga Primoz Gliha do të jetë pas tri ditëve në transfertë ndaj Rumanisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu