TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në bashkinë e Tiranës, ndërsa pritet të zhvillojë një takim me nënkryetarët. Takimi i tij në bashki vjen teksa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet në qeli me urdhër të SPAK, i cili e akuzon për korrupsion, fshehje të pasurisë si dhe pastrimit të parave. Bashkë me Veliajn është vënë në pranga dhe biznesmenin Elman Abule.
Ndërkohë Gjykata e Posaçme ka caktuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për bashkëshorten e Veliajt, Ajola Xoxën. Biznesmenët Gentian Sula, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi, Sokol Kryeziu dhe Shkëlqim Fusha janë vënë në detyrim paraqitje nga SPAK.
Më herët gjatë ditës së sotme, kryeministri reagoi lidhur me arrestimin e Veliaj ku tha se e mbështet drejtësinë por tashmë do të japë dhe ai komentet e tij. Sipas tij arrestimi i Veliajt u bë pa gjyq dhe procesi gjyqësor ndaj tij erdhi nga një novelë anonime. Ndërkohë shtoi se në ditët në vijim do të ketë një opinion të konsoliduar për aktakuzën e gjyqtarit, që sipas tij hoqi “kokën mbi shpatullat e një kryeqyteti”.