Veliaj për përjashtimin e Berishës: “E kisha parashikuar që Saliu do e mbyllë me turp”

0

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka deklaruar mbrëmjen e sotme se e kishte parashikuar që ish-Kryeministri Berisha do ta mbyllte me turp karrierën e tij politike.

Erion Veliaj thotë se me Berishën do të marrë fund dhe ‘berishizmi’, që sipas tij përfshin dhe Lulzim Bashën.

“Këtu kam qenë muaj përpara kur ju kam thënë që ai njeri do ta mbyllë me turp, sepse është parim biblik, kuranor: “kush jeton nga shpata, vdes nga shpata”. Pra, po jetove duke shpifur dhe duke u bërë gropën njerëzve, eventualisht do biesh vetë brenda. Është e pashmangshme, është natyra njerëzore, cikli jetës, është historia që na ka mësuar. Siç thashë edhe atëherë, që ai njeri do ta mbyllë me turp, me turp e mbylli,” u shpreh Veliaj në “Real Story”.

Ndërsa, sa i takon “foltoreve” dhe përpjekjeve të Berishës për tu ridimensionuar në Partinë Demokratike, Veliaj tha se askush nuk beson më se ai mund të bëjë pjesë tek e ardhmja e kësaj force politike.

“Në politikë, si në të gjitha profesionet, biologjia bën të vetën. As ithtarët më të mëdhenj nuk thonë më: “besojmë te Saliu se ai është e ardhmja”. Ai vetëm e ardhmja nuk është, qoftë edhe fizike. Kështu që, unë them që ai nuk ka as kohë të rehabilitohet dhe sigurisht nuk jam këtu të bëj llogaritë e tyre, kur vjen puna te kundërshtarët them se vetë e gatuan këtë lloj kulture, vetë e futën kulturën e shpifjes, të lajmit të rremë, të sajesave, të historive të paqena, të prodhimit të histerive kolektive, do me thënë janë po ata Nishani, me Saliun, me Lulin,” tha Veliaj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu