Veliaj pranë fitores së thellë në Tiranë, 20 mijë vota para Këlliçit, sa kuti janë numëruar deri tani

0

Kryebashkiaku Erion Veliaj është pranë fitores së thellë në Tiranë, në një mandat të tretë në krye të qytetit më të madh dhe të rëndësishëm të vendit.

Kur janë numëruar 389 nga 941 qendrat e votimit, Veliaj kryeson me rreth 20 mijë vota më shumë se Belind Këlliçi.

Konkretisht Veliaj ka 62857 ndërkohë që Këlliçi ka 42270 vota.

Me pak më shumë se 5 mijë vota janë dhe dy kandidatët e tjerë në garë, Arlind Qorri dhe në vendin e katërt Roland Bejko.

Socialistët fituan me rezultat të thellë edhe në Kamëz dhe në Vorë, dy zona ku Veliaj është dhe drejtues politik i PS-së.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu