Vëllimi poetik “Pengjet e kujtesës” promovohet pranë lexuesve në Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit!

0

Pengjet e kujtesës” ishte libri poetik i cili u prezantua ditën e djeshme në ambientet e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit.

Poeti dhe gazetari Ersid Karaj realizoi promovimin e radhës të vëllimit të tij poetik, pas takimit të parë në vendlindje në qytetin e Elbasanit, gjatë Panairit të Librit, vitin e kaluar.

Gazetarët Mentor Kikia dhe Aleksandër Çipa, iu bashkuan këtij takimi në panel ku folën për qasjen poetike dhe këndvështrimet e ndryshme që ka ofruar poezia dhe gazetaria për Ersidin; parathënien plot përgjegjësi të poetit të mirënjohur Ilirian Zhupa, për të cilin kometuan sipas mendimit të tyre, pjesëmarrjen e tij mjeshtërore si pjesë e vëllimit të poetit të ri, Ersid Karaj.

Studentët dhe miqtë e këtij takimi interpretuan poezi nga libri dhe dhanë mendime e vlerësime për librin poetik “Pengjet e kujtesës.

Ky është botimi i dytë me poezi nga Ersid Karaj, pas librit të parë me titull “As në qiell, as në tokë” të botuar në vitin 2019./Vëllimi poetik "Pengjet e kujtesës" promovohet pranë

Vëllimi poetik "Pengjet e kujtesës" promovohet pranë

Vëllimi poetik "Pengjet e kujtesës" promovohet pranë

Vëllimi poetik "Pengjet e kujtesës" promovohet pranë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu