Vendet më magjepsese për të vizituar këtë verë, jo shumë larg Tiranës

0

Temperaturat e larta dhe moti favorizues kanë shtuar dëshirën e shumë prej jush për të pushuar në vende magjike. Pa u larguar nga kryeqyteti i Tiranës, ne do t’ju tregojmë vendet natyrore që nuk janë vizituar ende masivisht,shkruan InfoWebTV.

Tujan

Tujani është një fshat i cili ndodhet vetëm 15 km larg Tiranës.Në këtë fshat ‘mërzia’ nuk njihet si fjalë sepse bukuria e zonave  që mund të vizitosh është spektakolare.

Mali i Tujani është pjesë e vargmaleve Malit të Dajtit. Ai ka një lartësi 1583 metra. Ngrihet mbi Shkallën e Tujanit mbi një formacion shkëmbor gëlqeror. Atje mund të shkohet me makinë ose me teleferik deri në fushën e Dajtit (tarraca detare e Dajtit) dhe me pas të ngjitesh në këmbë.

Kanioni i Tujanit ndodhet në grykën midis maleve të Tujanit dhe Brrarit. Lumi që ka formuar këtë kanion në mijëra vjet, quhet “Lumi i Tiranës” (ose njihet si lumi i Brrarit)

Ujërat e tij burojnë nga Mali me Gropa dhe derdhen në lumin Erzen. Kanioni ka një gjatësi prej 1.2 km dhe gjatë rrugëtimit të tij formon zgavra, katarakte të vegjël, guva etj, duke krijuar një terren interesant për ata që preferojnë eksplorimin e tij.

Syri i Ciklopit

Syri i Cikllopit ose siç njihet ndryshe Gjurma e Ciklopit ndodhet rreth 4 km poshtë Krrabës, në fshatin Skuterrë, në luginën e lumit Erzen. 

E ngjashme me një humnerë në fund të shkëmbinjve që përbëjnë Krrabën,poshtë do të shikoni një liqen për të cilin legjenda i jep shpjegimin e formës së zemrës që ai ka.

Legjenda flet për një bishë të stërmadhe (ciklopi), e cila e përndjekur nga banorët e zonës, pas shumë dëmtimeve që kishte shkaktuar në zonë, përfundoi poshtë këtyre shkëmbinjve. Nëse jeni të vëmendshëm,në shkëmbinj shihen disa gërvishtje të thella.

Shpella e Pëllumbasve

Shpella e Pëllumbasve e njohur ndryshe edhe si shpella e Zezë, është cilësuar vendbanimet prehistorike më të rralla të Shqipërisë.

Sipas Muzeut të Shkencave të Natyrës në Universitetin e Firences,skeletet e gjetura në këtë shpellë,  i përkasin ariut të shpellave (Ursus Speleaus), që ka jetuar 400.000 deri 10.000 vjet më parë. Në të gjithë Evropën janë vetëm pesë shpella të tilla.

Ujëvara e Shëngjergjit

Ujëvara e Shëngjergjit është një tjetër pasuri natyrore e Tiranës.Ujëvara ndodhet pranë fshatit Shëgjin, të komunës Shëngjergj. Deri pranë saj, mund të shkohet me makinë dhe rruga është shumë e përshtatshme.

InfoWebTV

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu