Vendi anëtar i BE-së i shet helikopterë rus Serbisë

0

Iniciativa e Serbia ëpër të përforëcuar dhe modernizuar kapaciteti esaj ushtarak po vazhdon prej kohësh.

Vendi anëtar i BE-së i shet helikopterë rus Serbisë

Iniciativa e Serbia për të përforcuar dhe modernizuar kapacitetin e saj ushtarak po vazhdon prej kohësh.

Së fundmi, Serbia ka blerë 11 helikopterë të rinj rusë Mi-35 nga një vend anëtar i Bashkimit Europian, nga Qipro.

Helikopterët Mi-35, të cilët shquhen si të fuqishëm, janë transportuar pak ditë më parë përmes avionit më të madh të prodhuar në seri, Antonov AN-124. që u nis nga një bazë ushtarake në Qipro dhe u ul në bazën ushtarake serbe të Batajnicës.

Po ashtu, mediat serbe bëjnë me dije se ushtria e Serbisë është përforcuar edhe me 4 helikopterë të tjerë të fuqishëm, që aktualisht ndodhen në Rostov të Rusisë.

Gjatë ceremonisë së inagurimit së helikopterëve, presidenti serb Aleksandër Vuçiç u shpreh se ata “kanë një tingull ogurzi për armiqtë”.

Nuk është ende e qartë nëse Bashkimi Europian është në dijeni të këtij veprimi nga Qiproja dhe as qëndrimi i Brukselit për këtë zhvillim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu