Vendi që njihet si “kryeqyteti” i vetëtimave të botës

0

Fenomeni që është vërejtur në Maracaibo, Venezuelë prej shekujsh, i bën përshtypje kujtdo që e sheh. Gjatë stuhive, në liqenin Maracaibo shfaqen vetëtimat më të forta dhe më të shndritshme, të cilat arrijnë 40.000 volt.

Kjo përsëritet 160 herë në vit dhe mund të zgjasë deri në 10 orë. Çdo vit ndodhin më shumë se 1.2 milionë vetëtima (numri më i lartë në botë) dhe fenomeni është i dukshëm nga rreth 250 milje larg.

Fenomeni quhet “rib a-ba”, por edhe “Relámpago del Catatumbo”, që do të thotë “stuhia e përjetshme”. Guinness dha më 28 janar 2014 certifikatën që njeh zonën e Catatumbo, si vendin më shkarkimet më të mëdha elektrike në botë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu