Vendim i Qeverisë ‘Kurti’/ Asnjë mall nga Serbia nuk do lejohet të hyjë në Kosovë

0

Asnjë mall me origjinë nga Serbia nuk do lejohet të hyjë në Kosovë.

Ky është vendimi i Qeverisë ‘Kurti’ menjëherë pas incidentit të rëndë të ndodhur sot në kufi ku njësia serbe ‘Kobra’ mori peng tre policë ndërsa ata ishin me shërbim brenda territorit kosovar.

Lidhur me incidentin ka pasur reagime të shumta nga Kosova dhe Serbia.

Të dy palët kanë pretendimet e veta.

Ndërkohë reagime ka pasur edhe nga faktori ndërkombëtar që ka kërkuar uljen e tensioneve dhe zgjidhjen e situatës me dialog.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu