Vendimi/ 25 MAJ do jetë ditë pushimi! Bledi Çuçi: Kush s’është nga Tirana do vijë pas orës 18:00!

0

Bledi Çuçi, ministri i Brendshëm, ka treguar sot se qeveria ka vendosur që data 25 Maj të jetë ditë pushimi për qarkun e Tiranës dhe akset hyrëse në Tiranë do të jenë të bllokuara, deri në orën 18:00. Pra sipas Çuçit, kush do që të vijë në Tiranë për të parë ndeshjen duhet të futet në Tiranë pas orës 6 së pasdites.

Çuçi tha:

Sot qeveria mori vendimin që data 25 të shpallet si ditë pushimi që kjanë pjesë e qarkut të Tiranës. Kjo masë merret në vazhdën e masave për të organizuar finalen e Konferencës së Ligës Europiane. Presim që do ketë një fluks njerëzish për të ndjekur këtë finale. Kemi një interes për gati 5-6 herë më shumë seç ka kapaciteti i Air Albania. E para atë ditë në 25, do të jetë një ditë pa makina, pra nuk do të ketë lëvizje të makinave përveç urgjencave dhe ajo që është e rëndësishme, të gjitha akset hyrëse në Tiranë do të bllokohen deri në 18:00. Pra kush do të vijë në Tiranë për t’i bashkuar festës do të vijë në Tiranë pas orës 6.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu