Vendimi i DASH për Berishën, kap në befasi zyrtaren e PD-së, ja sesi e komenton ajo këtë vendim

0

Në momentin kur është publikuar vendimi i Departamentit Amerikan të Shtetit, për shpalljen “non-grata” të ish kryeministrit berisha dhe familjes së tij, e ftuar në studion e Fax News ka qenë anëtarja e kryesisë së PD-së, Oriola Pampuri.

Ajo është shprehur se është një deklaratë që sapo ka dalë dhe që nuk i takon asaj t’a komentojë, teksa shtoi se Berisha ka qenë lideri historik i së djathtës dhe ka ndërmarrë reforma sociale të suksesshme.

“Kjo është një deklraratë e sapodalë, kështu që nuk më takon t’a komentoj në këtë moment. Zoti Berisha ka qenë një lider historik i së djathtës, ai ka bërë reforma sociale të suksesshme, duke realizuar liberalizimin e vizave, duke e bërë Shqipërinë pjesë të NATO-s. Kështu që për këtë nuk kam asnjë koment,çfarë kisha për të thënë e thashë”- tha Pampuri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu