Trupat e prindërve iu gjetën të copëtuar brenda katër valixheve, ekstradohet nga Zvicra në Itali djali i çiftit Pasho

0

Taulant Pasho, djali i çiftit shqiptar të masakruar Shpëtim dhe Teuta Pasho, trupat e të cilëve u gjetën të copëtuar brenda katër valixheve dhjetorin e kaluar, është ekstraduar dje nga Zvicra në Itali.

Ekstradimi është bërë me kërkesë specifike të Prokurorisë së Firences, dhe është transferuar në burgun e Komos për të vuajtur një dënim prej 3 vjetësh e 4 muajsh burg për krime të lidhura me drogën.

Dënimi i është dhënë për shkak se në garazhin e tij iu gjetën 6 kile e gjysmë marjuanë, më 11 qershor 2016.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu