– Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se nuk e ka lexuar ende vendimin e Gjykatës Kushteuese për zgjedhjet e 30 qershorit. I ftuar në emisionin “Log’, meta tha se lajmet e shpërndara me urgjencë nuk e impresionojnë dhe se në momentin që do ta shoh me vëmendje vendimin do të bëj publik qëndrimin e tij.
“Nuk e kam lexuar ende vendimin e zbardhur te Gjykates Kushtetuese, sepse lajmet e shperndara me urgjence nuk me impresionojne. Vendimin e zbardhur do ta shoh me shume vemendje dhe me pas do bej publik me shume pergjegjesi qendrimin tim,” tha Meta.