Vendimi i guximshëm/ Nga viti 2035 do të ndalohet shitja e motorëve me naftë dhe benzinë

0

Me një shumicë prej 46 votash pro dhe 40 kundër, Komiteti i Mjedisit i Parlamentit Evropian i ka dhënë OK-in e parë propozimit që nga viti 2035 të ndalojë shitjen e makinave dhe kamionëve me benzinë, naftë dhe gaz.

Qëllimi i projektit, teksti i të cilit tani do të shqyrtohet nga seanca plenare e Kuvendit në qershor, është të favorizojë tregun për automjetet me emetim zero.

Propozimi, i cili tashmë ka kaluar hapin e parë të zyrtarizimit të tij, është pjesë e paketës së masave të lidhura me qëndrueshmërinë, ekonomike dhe mjedisore, “Fit for 55” që synon të reduktojë emetimet 55% të dioksidit të karbonit, për t’u përshtatur me politikat e reja klimatike të Bashkimit Evropian deri në vitin 2030.

Ndër ndryshimet që janë në të njëjtën gjatësi vale, gjejmë një për financimin që synon garantimin e një tranzicioni konkret në sektorin e automobilave dhe një tjetër për të përcaktuar një metodologji të përbashkët në të gjitha vendet e BE-së për të vlerësuar të gjithë jetën dhe ciklin e emetimeve nga automjetet e vendosura në tregun e Komunitetit.

Ndërkohë kampi mjedisor i Parlamentit Evropian ka sugjeruar disa faza të ndërmjetme që do të duhet të na drejtojnë drejt qëllimit.

Që nga viti 2025 ndalimi i 25% të makinave dhe 20% i furgonëve; nga viti 2027 shkon në 45% për makinat dhe 40% për furgonët, për të përfunduar, në 2030, me bllokimin e 75% të makinave dhe 70% të furgonëve.

Ka edhe nga ata që, ndonëse të paktë për shkak të pothuajse pamundësisë së propozimit, kanë sugjeruar braktisjen e automjeteve me motorë me djegie të brendshme që në fund të dekadës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu