Vendoret 2023/ Shqipëria ngjyroset ‘rozë’! (Rezultatet e para)

0

Ka përfunduar procesi i votimit në të gjithë vendin për zgjedhjet vendore në 61 bashki të vendit.
Në pesë bashki të vendit, Kamëz, Vorë, Elbasan, Pustec dhe Delvinë ka përfunduar procesi i numërimit, ndërsa vijon në 56 bashki të tjera. •Partinë Socialiste ka fituar deri më tani në Elbasan, Kamëz dhe Vorë.
Sot ka përfunduar procesi i numërimit të votave në Bashkinë e Pukës, ku ka triumfuar koalicioni “Bashkë Fitojmë”.
Partia Socialiste ka fituar edhe në Bashkinë e Këlcyrës.
Kandidati i saj, Klement Ndoni arriti të sigurojë 2018 vota, duke lënë pas rivalin e “Bashkë Fitojmë” Arjan Kasaj me 1936 vota.
Kandidati i Partisë Socialiste, Dhimitraq Toli në Dropull, ka fituar bindshëm duke marrë 3709 vota, ose 81.25%. •PS ka fituar edhe në Bashkinë e Delvinës, ku kandidati socialist u konfirmua si alternativa më e besuar e qytetarëve delvinjotë.
Kryebashkiaku i ri Besmir Veliu mori 3103 vota, kurse Ilir Mehmeti siguroi 1843 vota. •Ka përfunduar procesi i votimit në Bashkinë e Tepelenës. Janë numëruar 22 qendrat e votimit dhe rezultati është më shumë se bindës për Partinë Socialiste dhe kandidatin e saj, Tërmet Peçin. •PS ka triumfuar edhe në Kolonjë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu