Kryeministri i vendit Edi Rama ka njoftuar se në Ditën Ndërkombëtare të Mjedisit, në Tiranë janë vendosur kazanë të rinj nëntokësorë që nuk ndotin ambientin dhe i hapin rrugë ndarjes së mbetjeve. Ai ka ndarë pamje nga vendosja e kazanëve që sipas tij do ta shndërrojnë qytetin në një zonë më të pastër dhe të gjelbërt.
“Në Ditën Ndërkombëtare të Mjedisit, më në fund edhe në Tiranë hidhet hapi i parë drejt teknologjisë së mbledhjes së mbetjeve në qytet me kazanë të rinj nëntokësor, që nuk ndotin e as vandalizohen dot dhe që zbrazen me një mjet të posaçëm, duke i hapur gjithashtu rrugën ndarjes së mbetjeve në burim”- shkruan Rama në Facebook.
Dy kontenierët e parë nëntokësorë për mbledhjen e diferencuar të mbetjeve, u vendosën ditën e sotme në sheshin “Sulejman Pasha”, në Tiranë.