Venitet ëndërra për në botëror. Shqipëria vetëm barazim në Letoni

0

Zhgënjen Shqipëria, kuqezinjtë nuk shkojnë më shumë se sa barazimi 1-1 në Riga ndaj Letonisë, duke humbur 2 pikë tepër të vlefshme, e duke na larguar ndjeshëm nga ëndrra e quajtur “Botëror”.

Ndeshja nisi mirë për ekipin tonë kuqezi që menjëherë krijoi volum loje dhe ishte në kontroll të topit. Megjithatë do të vinte minuta e 21 kur pas një ndërhyrje të lehtë nga prapa të Kumbullës ndaj sulmuesit kryesor Gutkovskis, gjyqtari turk Meler akordoi penallti për vendasit.

Por Strakosha bëri mrekullinë duke kuptuar goditjen e Ikaunieks, duke evidtuar golin e disavantazhit. Nga një mundësi për të kaluar përpara për letonezët tek goli i avantazhit për përfaqësuesen tone, teksa në minutën e 29, një krosim nga e majta i Arbër Hoxhës, devijohet nga portieri i vendasve, nën presionin e Rey Manajt,ndërsa bomber lushnjar devijon saktë topin e kthyer duke e çuar në fundin e rrjetës. Megjithatë fraksioni i parë do të mbyllej në barazim, kjo pasi Letonia barazon në kohën shtesë, pas zhvillimeve të një këndoreje me kapitenin Cernomordijs që devijon saktë me kokë një harkim nga e djathta duke mposhtur Strakoshën.

Në pjesën e dytë Sylvinho aktivizoi Muçin dhe Bajramni, por ekipi ynë pavarësisht volumit të lojës vuajti të konkludonte tek porta letoneze. Skuadra letoneze u mbrojt me fanatizëm, ndërsa ekipi ynë ndjeu ndoshta edhe loshjen pas sfidës impenjuese të së shtunës ndaj Serbisë. Përfundimisht sfida mbyllet në barazim 1-1, me Shqipërinë që e përfundon gjysmën e rrugëtimit në këto kualifikuese me 5 pikë, pas 1 fitoreje, 2 barazimeve dhe 1 humbjeje.