Referuar të dhënave zyrtare nga Drejtoria Vendore e Policisë së Elbasanit,veprat penale te femrat në dy vitet e fundit janë në të njëjta nivele nëse i referohemi numrave,por ajo ndryshon nëse do të bënim një krahasim të vitit 2024 me vitin 2023 është natyra e këtyre veprave penale.Në vitin 2024 kanë dominuar veprat penale të cilat kanë të bëjnë kryesisht me prostitucionin.Në 12 raste femrat janë arrestuar për ushtrim prostitucioni,ndërkohë që në 7 raste të tjera për shfrytëzim prostitucioni.
Policia ka goditur disa raste të prostitucionit në Elbasan .Në shumicën e rasteve bëhet fjalë për shtetase të huaja,kryesisht nga Kolumbia dhe Spanja. Sipas avokatit Demir Çiftja këto shtetase e shohin Elbasanin si një vend ku mund ta ushtrojnë lirshëm këtë aktivitet ilegal.
Ndërkohë psikologët e shohin në një koncept më të gjërë rritjen e rasteve me bazë prostitucionin.Psikologia Eriona Hoxha evidenton faktin se tashmë ‘tutore” janë duke u shndërruar vetë femrat të cilat shinjestrojnë rastet vulnerabël.Për një qark me problematika të shumta ekonomike e sociale si Elbasani ky fenomen gjen terren për t’u shtrirë pohon ajo.
Gjithësesi vepra penale më e zakonshme te gratë dhe vajzat mbetet, shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor ,me pas vijnë vepra si ,dhuna në familje ,dëmtime të tjera me dashje. Femrat e përfshira në vepra penale i përkasin kryesisht moshës 21-45 vjeçe,shumica e të cilave janë evidentuar në zonat urbane.
STATISTIKAT E VEPRAVE PENALE PËR VITIN 2023 NË ELBASAN NGA DVP ELBASAN
Nga strukturat e Policisë që operojnë në qarkun Elbasan janë evidentuar veprat penale, për vitin 2023, në të cilat janë të përfshira shtetase, si më poshtë:
-“Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” 19 raste
“Dhuna në familje” 10 raste;
“Ndërtimi i paligjshëm” 8 raste
-“Dëmtime të tjera me dashje” 7 raste;
-“Mashtrimi”, 6 raste.
STATISTIKAT E VEPRAVE PENALE PËR VITIN 2024 NË ELBASAN
-“Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” 16 raste;
-“Prostitucioni” 12 raste;
-“Dhuna në familje” 8 raste;
-“Dëmtime të tjera me dashje” 8 raste;
-“Shfrytëzimi i prostitucionit” 7 raste.
Femrat e përfshira në vepra penale i përkasin kryesisht moshës 21-45 vjeçe.
Nga rastet e sipërcituara, shumica e rasteve janë evidentuar në zonat urbane./Infoweb Media