Verë dhe Portokalle është ndalur në Elbasan për t’i ndezur edhe më tej temperaturat në një spektakël fantastik që mblodhi në qendër të qytetit dashuruesit e humorit.
Aktorët më të dashur të publikut performuan duke dhuruar dhe marrë emocione pafund.
Tashmë është bërë traditë që spektakli më i ndjekur i humorit çdo verë të vijë pranë publikut. Duket se këtë takim me publikun e presin me padurim, jo vetëm spektatorët, por edhe vetë aktorët të cilët nuk kursejnë batutat për asnjë çast.