Vetëhidhet në kanalin me ujë dhe mbytet 77-vjeçari në Divjakë

0

Nga burimet policore bëhet me dije se një 77-vjeçar është mbytur në një kanal me ujë, në fshatin Goriçaj.

Dyshohet se shtetasi S. B., është vetëhedhur në kanal pasditen e djeshme.

Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes.

Grupi i posaçëm hetimor vijon të punojë për të dokumentuar rrethanat.

Njoftimi i policisë:

Divjakë/Pasditen e djeshme, dyshohet se është vetëhedhur në një kanal me ujë, në fshatin Goriçaj, shtetasi S. B., 77 vjeç, i cili si pasojë është mbytur. Grupi i posaçëm hetimor vijon të punojë për të dokumentuar rrethanat e ngjarjes.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu