Vetëm 25 raste të reja me koronavirus në vend, asnjë vdekje (Bilanci)

0

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 25 raste të reja me koronavirus nga 526 testime të kryera. Fatmirësisht asnjë qytetar nuk e ka humbur jetën si pasojë e COVID gjatë këtyre 24 orëve.

Ministria e Shëndetësisë teksa apelon qytetarët të vaksinohen, njofton se në spitalin COVID po marrin trajtim mjekësor 3 pacientë. Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar nga koronavirusi 16 qytetarë ndërsa në të gjithë vendin mësohet se janë 195 raste aktive me COVID.

Sa i përket infektimeve, rastet e reja me koronavirus u regjistruan në këto bashki; 19 Tiranë, nga 1 qytetarë në Shkodër, Fier, Lushnje, Divjakë, Gjirokastër, Kuçovë.

Statistika ( 22 Nëntor 2022)
Raste të reja ditore 25
Të shëruar në 24 orë 16
Të shtruar në spitale 3
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 526

Testime totale 2,006,611
Raste pozitive 332,168
Raste të shëruara 328,379
Raste Aktive 195
Humbje jete 3,594

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve
Tiranë 157
Gjirokastër 13
Fier 9
Elbasan 4
Vlorë 3
Berat 2
Durrës 2
Lezhë. 3
Shkodër 2

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu