Vetëm 3 kuti të parregullta/ Mbyllet zyrtarisht procesi i numërimit në të gjithë vendin

0

Procesi i numërimit të kutive të votimit të 14 majit, tashmë është mbyllur zyrtarisht në të gjithë vendin.

Sipas KQZ, nga të gjitha kutitë e numëruar, vetëm 3 prej tyre kanë rezultuar të parregullta.

Përkatësisht e parregullt ka rezultuar një kuti në Dibër, një në Durrës dhe një në Kurbin.

Kujtojmë se Partia Socialiste fitoi në këto zgjedhje lokale me një diferencë të thellë, duke marrë kështu 53 bashki, ndërsa 7 u morën nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”, dhe 1 bashki u mor nga “MEGA”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu