“Unë nuk jam parimin e Xenit”/ Alibeaj i përgjigjet akuzave të Berishës së u shit te Rama për 200 mijë euro

0

Enkelejd Alibeaj i është përgjigjur akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha, se ai është blerë kundrejt 200 mijë eurove nga Edi Rama.

Postimi i Alibeajt:

Pasi u bojkotua masivisht nga demokratët dhe shqiptarët, Sali Berisha vazhdon të hedhë llum dhe baltë si e vetmja mënyrë për t’i mbijetuar katastrofës së vet elektorale. I përjashtuari i madh nga politika, me 103 mijë vota demokratësh kundër tij e me 200 mijë të tjerë që e refuzuan dëshmoi qartë kush i ka shërbyer kujt!

Edi Ramës i duhet Sali Berisha dhe soji e sorollopi i tij i korruptuar për të justifikuar korrupsionin ku është zhytur ai dhe qeveria e tij.

Unë nuk kam qenë kurrë e nuk jam me parimin e Xenit, për tu paguar për gjithçka.

Sali, dorëheqja ime është akt që shkon për të mirën e demokratëve, largimi yt është çlirim dhe frymarrje për ta..

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu