Vetëm 31-vjeçe, koronavirusi i merr jetën infermieres në Kosovë

0

Një tjetër infermiere ka ndërruar jetë në Kosovë për shkak të koronavirusit. Mësohet se bëhet fjalë për 31-vjeçaren Doruntina Thaçi-Morina nga Drenasi. Lajmin e dha Oda e Infermierëve të Kosovës përmes një telegrami ngushëllimi.

Njoftimi i plotë i Odës së Infermierëve:

Telegram ngushëllimi

Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve tjerë Shëndetësorë shpreh ngushëllime të sinqerta familjes dhe kolegëve të infermieres Doruntina Thaqi-Morina, nga Drenasi e cila vdiq në moshën 31 vjeçare.

Vdekja e parakohshme e Doruntina Thaqi – Morina ka prekur gjithë komunitetin, familjen dhe miqtë, andaj ajo do të kujtohet si një person me vyrtyte të larta njerëzore.

Në emër të Odës së Infermierëve të Kosovës, familjes së të ndjerës dhe gjithë kolegëve, iu shprehi ngushëllimet më të thella.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu