Vetëm për gjysmë ore fjalim, zbuloni shumën marramendëse qëfitoi Boris Johnson

0

Ish-kryeministri britanik Boris Johnson u pagua rreth 315,000 euro për një fjalim që mbajti tetorin e kaluar në një konferencë të kompanive të sigurimit në Shtetet e Bashkuara, sipas regjistrit të Dhomës së Komunave në të cilin deputetët raportojnë të ardhurat e tyre.

Në veçanti, depozitimi thotë se Boris Johnson mori 276,130 £ (314,830 €) për një fjalim 30-minutësh dhe pjesëmarrje në një diskutim 45-minutësh përpara agjentëve dhe konsulentëve të sigurimeve në Kolorado Springs.

Johnson raportoi se ai ka punuar gjithsej 8.5 orë , pra një pagë për orë prej 37,000 €. Ai kishte rregulluar edhe transportin dhe akomodimin falas për veten dhe dy shoqëruesit.

Udhëtimi në Shtetet e Bashkuara erdhi rreth një muaj pasi ai u largua nga Downing Street dhe vetëm disa ditë përpara se të tentonte një rikthim spektakolar për të pasuar Liz Truss, e cila e pasoi atë për disa javë dhe dha dorëheqjen më 20 tetor. Përfundimisht Boris Johnson u tërhoq dhe Rishi Sunak mori postin e udhëheqësit konservator dhe kryeministër të Britanisë.

Boris Johnson, i cili mban ulësen parlamentare dhe prandaj kërkohet të regjistrojë të ardhurat e tij, tha gjithashtu se mori 13,180 euro nga Rupert Murdoch për shpenzimet e udhëtimit dhe akomodimit për një takim në Montana, SHBA, ku manjati i medias zotëron një fermë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu