Vetëplagoset me armë gjahu një 41-vjeçar në Kukës

0

KUKËS- Një 41-vjeçar është vetëplagosur me armë gjahu në fshatin Gjinaj në Kukës.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur teksa 41-vjeçari së bashku me katër persona të tjerë ishte nisur për gjueti.

Ai është dërguar me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë dhe po mbahen në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave dhe sqarimin e plotë të ngjarjes.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu