Një 37 vjeçar është vetëplagosur me armë zjarri mbrëmjen e së martës në Tiranë. Policia njofton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00 në afërsi të Casa Italias.
37 vjeçari e mbante armën me leje ndërsa ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.