Vetëplagoset me armë zjarri 87 vjeçari në Tropojë

0

Një 87 vjeçar raportohet të ejtë vetëplagosur mbrëmjen e sotme në Tropojë. Siç duket nga pakujdesia, shtetasi A.m ka plagosur veten me një armë të tipit ‘pistoletë’ e cila është sekuestruar menjëherë nga polcicia për të bërë hetimet e nevojshme.

Ndërkohë i moshuari po merr trajtimin shëndetësor në siptalin e Tropojës.

Njoftimi i Plotë

Tropojë/ Informacion paraprak.

Sot, rreth orës 19:40, në fshatin Lllugaj, dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri, tip pistoletë, shtetasi A. M., 87 vjeç, i cili është transportuar për mjekim në spitalin e Tropojës.

Në vendin e ngjarjes, shërbimet e Policisë, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit, me të cilën dyshohet se është vetëplagosur 87-vjeçari.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu